Noizy konsiderohet si një nga reperët më të paguar në tregun muzikorë shqiptar dhe shpesh ai i bënë vetes së tij disa dhurata tepër të shtrenjta.

Pas Ferrarit të tij të parë të cilën ai e thërriste me ermin ‘Shakira’ duket se këngëtari ka blerë edhe një tjetër makinë të këtij lloji ditën e sotme, dhe për këtë gjë ka lajmëruar të gjithë fansat e tij me një postim ku shfaqet duke nënshkruar kontratën e blerjes.

Në një nga fotot e tij ai është së bashku me një nga përfaqësuesit e kësaj marke legjendare dhe pranë fotos ka shkruar “Shakira u bë me motër”, duke u treguar kështu të gjithë ndjekësve se makinave të tij luksoze u shtua edhe një tjetër.
Sipas burimeve ai ka blerë modelin 488 special, një model ky që me anë të një kërkimi që bëmë në Goolge, rezulton se shkon diku tek 300 mijë dollar.

“Kur isha i vogël blija çamçakëza me figura të Ferrarit…dhe dashuria për të nuk vdiq kurrë…fal Zotit” është shprehur ai, duke treguar edhe një herë dashurin e madhe që ka për këto lloje makinash.

