Nga Shqipëria / E Premte 22 Prill 2022, 23:11

Lëkundje tërmeti në disa qytete të Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Sipas të dhënave të para sizmologjike, tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durres, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje-Hercegovinë me magnitudë 5.9 në një thellësi 2 kilometër nëntokë.

Nga tërmeti në vendin tonë nuk ka raportime për dëme materiale.

Burimi: Tv Klan