Moderatorja sportive, Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë në një lidhje dashurie prej një viti. Ata janë treguar shumë të rezervuar për raportin e tyre, mirëpo së fundmi Cindy ka ngacmuar me një postim në rrjete sociale.

Moderatorja ka publikuar një video në Tik Tok ku lë të kuptohet që teksa njerëzit e moshës së saj po martohen dhe po bëjnë fëmijë, ajo është e lumtur duke bërë video. Pra siç duket, Cindy dhe Genari nuk kanë ndërmend të martohen për momentin.

“Njerëzit e moshës time duke u martuar dhe duke bërë fëmijë. Unë duke bërë Tik Toks që marrin 10 shikime”, ka shkruar ajo.
@cindymarina_ I’m doing amazing sweetie ???? #jokes #fyp #fyp? #fyp??viral #viral #albanian ? Sopa de Caracol (Re-Master 2022) - Pilo Tejeda




