Nga Shqipëria / E Premte 22 Prill 2022, 16:04

'Nuk më shkon se jam 40 vjeç', Zhaku flet për shtatzëninë dhe zbulon emrin që do i vendosë djalit

Zhaku është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ditën e sotme ajo ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël në një intervistë për "Wake up". Me humor Zhaku tha se shtatzënia nuk i shkon në moshën 40-vjeçare, por shtoi se është shumë e lumtur dhe se po e shijon në maksimum. 

“Jam 6 muajshe dhe nuk më shkon se jam dhe 40 vjeç. Nga një 40-vjeçare njeriu ka të tjera pritshmëri. Unë e thash duke patur parasysh si mendojnë njerëzit për mua. Po pres një djalë dhe plotësova ëndrrat e shqiptarëve që më uronin gjithë jetën ‘Me një çun", u shpreh Zhaku.

Artistja zbuloi se ajo dhe partneri i saj do e quajnë të voglin Amon që është një emër mbreti hebre.

“Christiani e ka një gocë dhe e donte çun. Edhe unë çun e doja se me çunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë", u shpreh ajo.