Futbollisti gjerman Mesut Özil dhe aktorja turke Amine Gül?e do të bëhen prindër për herë të dytë. Mediat turke raportojnë se aktorja është tre muajshe shtatzënë.

Çifti ka një vajzë, e cila erdhi në jetë më 30 mars 2020. Mesut dhe Amine i vendosën vajzës emrin Eda.

“Ajo po rritet kaq shpejt, dua të përjetoj çdo moment. Ne duam pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri. Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla”, ka thënë Amine.







