Nga Shqipëria / E Enjte 21 Prill 2022, 18:06

Jeta është më e bukur pas të 40-ave dhe Ledina Çelo është shembulli perfekt

Për Ledina Çelon mosha për të është thjesht një numër. Mjafton të hapni faqjen në Instagram të këngëtares për të parë se ajo po e shijon jetën në maksimum tani që i ka kaluar të dyzetat.

Dhe këtë e thotë edhe vetë me një postim ku shfaqet duke bërë një foto para pasqyrës, e veshur elegante dhe me trupin në super formë.

“Jeta është shumë e bukur pas të dyzetave”, ka shkruar Ledina.

Kujtojmë që këngëtarja jeton në Gjermani dhe është shkëputur dhe nga muzika.