Nga Shqipëria / E Hënë 4 Dhjetor 2017, 16:04

Marina e nxori nga skena, por ja çfarë i tha Big Mama për Getoarin

Një nga dyshet më simpatike të spektaklit C’est la vie’ është këngëtarja Big Mama dhe doktor Skerdi. Ata me performancën dhe humorin e tyre krijojnë gjithmonë të qeshur në sallë.

Dyshja mbrëmjen e djeshme kanë performuar këngën ‘Mamica’ dhe si përherë pas këngës nuk munguan as batutat mes tyre.

Por pasi kishte ardhur koha për duetin tjetër, Marina e largoi nga skena dyshen, por këngëtarja Big Mama duke ikur i ka thënë : “Javës tjetër do këndoj këngën  e burrit tendë”

Një koment ky që e ka lënë të shtangur moderatoren për disa moment por më pas ka vazhduar normalisht shfaqjen. Tani na mbetet të shohim të dielën e ardhshme, nëse vërtet Bigu dhe doktori do të sjellin ndonjë këngë nga reperi i njohur Getoar Selimi.