Nga Shqipëria / E Enjte 21 Prill 2022, 13:01

E fundit/ Bujar Nishani përfundon në Sanatorium, si është gjendja e ish-Presidentit

Koronavirusi ka lënë shumë persona me pasoja të tjerë në mushkëri duke bërë që të detyrohen të rikthehen në spital. I tillë është edhe rasti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili është rikthyer në Sanatorium pasi kaloi koronavirusin duke patur të nevojshme ndihmën mjekësore.

Abcnews.al mëson se Nishani është rikthyer në Sanatorium me simptomat të post covidit dhe ka shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Burimi: abcnews.al