Nga Shqipëria / E Enjte 21 Prill 2022, 12:12

Vetëm 5 vjeç, vajza e Aurela Gaçes jep një super performancë në skenë (Video)

Vajza e vogël e Aurela Gaçes, Abigail, ka trashëguar dëshirën dhe pasionin e saj për skenën. Vetëm së fundmi, ajo ka performuar para një publiku të gjerë, në skenën e Aurelës.

Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale video të artistes së vogël, e cila shihet e veshur me kostumin e performancës. Ajo ka treguar se Abi, e ndikuar nga skena, dritat dhe duartrokitjet është hutuar dhe nuk ka bërë koreografinë që kishte mësuar për muaj. Megjithatë, e vogla nuk e ka dhënë aspak veten dhe ka shkëlqyer në skenë duke rrëmbyer zemrat e publikut.

"Abi ime, e vogla e mamës .
Kishte kohë që më thoshte, dua tek skena jote, dua të vij tek skena . Mbas shume kërkesash, i ja plotësova dëshirën.

Ishte e pregatitur me gjithe arsenalin e saj prej një 5-vjeçareje. Donte edhe kostumin e performances....
Por, ndodhi që nuk bëri koreografine që kishte muaj që e mësonte përmendësh .
U hutua mesa duket nga skena,dritat, plus përballja me duartrokitjet,nuk është aq e lehte.

Por çfare më g?zoi më shumë ishte fakti që nuk u tërhoq, as nuk e dha veten që s'po bente atë koreografine e saj. Perkundrazi, vazhdoi jepte performance me çfare mundi, edhe u ekzaltua nga duartrokitja.

Te des mama.

Faleminderit të gjitheve ju miq e dashiamirës qe ishit aty ate nate edhe e mbeshtetet nje femije me deshira, si çdo femije tjeter.
Femijet tanê të kenë jetë, shëndet e kurrë mos u dorezofshin përballe sfidave të jetës.
...

Abi e kaloi sfidën e parë. Ky fakt më gezoi zemrên ( se si prind, sigurisht nuk do te me vinte mire ta shihja te trembur e të tërhiqej)
...
....

Nje lutje për fëmijet tanë...të rriten pranë nesh,plot dashuri e plot shëndet", ka shkruar Aurela.