Moderatorja Lei Kraja ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku mes të tjerash foli për rrugëtimin e saj në botën e televizionit.

Ajo pranoi se shpesh i ka ndodhur ta refuzojnë shumë futbollistë për intervistë, por nuk është ofenduar në këtë aspekt.

“Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit. Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj", u shpreh moderatorja.




