Nga Shqipëria / E Hënë 4 Dhjetor 2017, 15:03

E pabesueshme: Presidenti amerikan ha në restorantin e këtij emigranti kosovar

Jeton Haxhijaj është një emigrant me origjinë nga Kosova i cili emigroi para 18 vjetësh drejt Texasit ku dhe ka hapur restorantin e tij të quajtur ‘Luigi’s’ në Main, Mc Gregor ku është i njohur për përgatitjen e pizzave dhe pastave të shijshme.

19 nëntorin ai e përkujton si një nga ditët më të bukura të jetës, pasi në restorantin e tij hyri Shërbimi Sekret i shtetit dhe i dha një lajm të mirë.

“Thanë se presidenti George W. Bush po vinte në restorantin tim”,- u shpreh Haxhijaj për KWTX.

Ai tregon më tej se sapo mori vesh ardhjen e presidenti filloi që të përgatiste ambientin duke pastruar rrugën mbrapa lokalit ku do kalonte Bush, si dhe telefonoi dhe bashkëshorten e tij duke e thirrur të vinte së bashku me fëmijët dhe aparatin drejt restorantit.

Pas ardhjes së Bushit ai madje kujton edhe ushqimet që presidenti porositi, ku përfshiheshin kallamari, kërpudha e pasta ‘fettuccine alfredo’.

Sipas Jetonit ish presidenti ishte një njëri shumë i thjesht dhe me të kanë kryer një bisedë shumë miqësore.

“Është një rast që vjen një herë në jetë, më tha se ushqimi ishte shumë i mirë dhe i pëlqeu” tregoi më tej shqiptari.

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, ishte i pari që e njohu Kosovën si shtet të pavarur nga Serbia pas konfliktit të gjatë vdekjeprurës. Ai po ashtu ka merita për ndihmën që i ka dhënë vendit që të mbijetojë dhe të merr njohje nga pjesë tjera të botës.

Gjatë intervistës Jetoni ka treguar se ai dhe familja e tij janë shumë krenar dhe të nderuar për vizitën që Bush i bëri restorantit të tyre.

“Faleminderit nëse rastësisht presidenti Bush është duke e shikuar, për të gjitha që ka bërë dhe për ndihmën që u ka dhënë shqiptarëve në Kosovë.” ka përfunduar Haxhijaj.