Efi ka ndërprerë takimet me Mevlanin dhe kjo ka sjellë reagimin e konkurrentit. Në puntatën e sotme të “Përputhen”, ai u tregua krejtësisht indiferent ndaj saj.

Teksa Efi diskutonte me Astritin, Mevlani ndërhyri dhe bëri sikur nuk po e dëgjonte.

Mevlani: Astrit, e di ku qëndron problemi yt?
Efi: Po po flas m Mevlan! Unë po flas…
Mevlani: Gabimi yt qëndron…
Efi: O Mevlan, Mevlan…ooo Mevlani!
Mevlani: Urdhëro?
Efi: A isha duke folur unë?
Mevlani: Nuk po të dëgjoja
Efi: Nuk po më dëgjoje? Si? Nuk jam këtu unë?
Mevlani: Vazhdo
Efi: Zot na tuaj!
Kjo sjellje e Mevlanit e acaroi Efin, e cila refuzoi të vazhdonte më tej bisedën.






