Së fundmi Rita Ora me familjen ka udhëtuar drejt ishujve Hawaii. Nëna e saj, Vera ka publikuar dhe disa fotografi me Ritën dhe vajzën e madhe, Elena, mirëpo, një postim që ka bërë për këtë të fundit ka tërhequr vëmendjen.

Vera ka publikuar një foto të Elenës duke shkruar me humor se kërkon burrë për të.

“Qe një çikë hazër, din me qitë çaj, zbritje deri në vikend”.

Ndërkohë Rita po shijon romancën me regjisorin e njohur australian Taika Waititi.



