Një incident ka ndodhur në koncertin e këngëtarit italian Blanco gjatë turneut të tij në Romë. Këngëtari u hodh me shpinë në turmë, por fansat nuk mundën ta kapin dhe ai u rrëzua përtokë.
Askush nuk u lëndua dhe Blanco u ngrit e u kthye në skenë.
“A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?”, pyeti këngëtari.
