Shpërthen Aurela Gace: Motrat atyre që e kritikuan për vajzat
Këngëtarja e njohur Aurela Gace ka qenë gjithmonë e para që ka ngritur zërin mbi padrejtësitë që mund t'ju bëhen femrave dhe vetë ajo është një mbrojtëse e flaktë e vajzave, kjo për faktin se është nënë e dy vajzave Grace dhe Abigail.
Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka kujtuar se po afron 1 vjetori i vajzës së saj të vogël dhe me një dedikim mjaft emocionues ajo ka folur për të Abigailin e vogël.
Por pak më vonë Aurela ka postuar dhe një foto në insta story, ku ka tërhequr shumë vëmendjen bluza e saj në të cilën shkruhet “*fsha motrën”.
Këtë këngëtarja ua dedikon të gjithë atyre që e kanë paragjykuar në momentin që ajo ka sjell në jetë vajzat e saj. E revoltuar dhe duke i cilësuar ata ‘trutharë’ ju ka mbyllur gojën të gjithëve nëpërmjet këtij postimi.
“Ja ku e kanë, sa të jetë jeta! Kjo është bluza që u kam dedikuar trutharëve që kishin problem faktin që po prisja vajzë (vajzë?). A thua se do ta rrisin ata. Edhe atyre që nuk thoshin shpëtofshi e urime, por që ngacmonin nervat e ndjenjat e një nëne për transformimet e fizikut”. ka shkruar Aurela.