Nga Shqipëria / E Hënë 18 Prill 2022, 22:10

‘Vajza nuk e dinte që po priste një fëmijë’, ja ku keni gjithçka që duhet të dini rreth shtatzënisë së fshehtë

Mbrëmjen e djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u paraqit një 20 vjeçare me dhimbje të forta barku. Ajo u drejtua për në tualetin e Urgjencës, ku lindi papritur një fëmijë.

Vajza deklaroi se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë, duke habitur jo pak persona, të paktën ata që nuk janë të informuar rreth “Cryptic Pregnancy” (shtatzënisë së fshehtë).

Gratë me shtatzëni të fshehtë nuk janë të vetëdijshme që po presin një fëmijë deri në muajt e fundit të shtatzënisë apo dhe deri në lindje. Hulumtimet kanë treguar se 1 në 145 gra nuk e kupton që është shtatzënë deri në muajin e pestë; ndërsa 1 në 2500 gra nuk e di që është shtatzënë deri në momentin e lindjes. Shkaqet e shtatzënisë së fshehtë janë disa. Një grua mund të mos këtë simptomat tipike të shtatzënisë ose mund të marrë një rezultat negativ (të rremë) te testi i shtatzënisë. Gjithashtu, gratë me probleme të shëndetit mendor mund të mos e kuptojnë që janë shtatzënë ose mund ta mohojnë.

Shenjat e kësaj shtatzënie:

Shtatzënia e fshehtë mund të mos këtë simptomat tipike të shtatzënisë si lodhje, të përziera, të vjella, mungesë menstruacionesh ose ënjtje të barkut. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk ka kurrë shenja. Thjesht ato mund të jenë të paqarta dhe të anashkalohen lehtësisht, duke besuar se shkaktohen nga diçka tjetër.

Shkaqet:

Nuk ka asgjë që shpjegon një shtatzëni të fshehtë. Megjithatë, ekspertët mendojnë se faktorët e mëposhtëm mund të ndikojnë:

1. Mungesa e simptomave të shtatzënisë.

2. Cikli menstrual i çrregullt (dikush që është mësuar me periodat e çrregullta, jo gjithmonë do ta lidhë mungesën e tyre me shtatzëninë).

3. Njollat me ndërprerje: Gjakderdhja dhe njollat që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë mund të merren si perioda të lehta.

4. Problemet e moshës dhe fertilitetit: Simptomat e shtatzënisë mund të jenë të ngjashme me simptomat e hershme të menopauzës. Gjithashtu, nëse dikush ka luftuar me sfidat e fertilitetit në të kaluarën, mund ta ketë të vështirë të besojë se mund të mbetet shtatzënë.

5. Rezultatet e pasakta të testit të shtatzënisë: Testet e shtatzënisë zakonisht janë mjaft të sakta, por mund të ndodhin dhe gabime.

6. Nuk duket barku: Për dikë që është mbipeshë ose i mbushur, një bark shtatzënie mund të mos jetë i dukshëm. Disa gra thjesht mund të mos fitojnë shumë peshë.

7. Nuk ndjejnë lëvizjen e foshnjës në bark: vendndodhja e fetusit dhe e placentës ndonjëherë mund ta bëjnë të vështirë të ndihet lëvizja e foshnjës. Kur placenta është në pjesën e përparme të mitrës, mund të duhet më shumë kohë për të ndjerë lëvizjet e bebit.

8. Sindroma e vezores policistike (PCOS): Mund të shkaktojë çrregullime hormonale që largojnë ovulimin. Kjo mund të çojë në një shtatzëni të papritur që mund të kalojë pa u vënë re.

9. Përdorimi i kontrollit të lindjes: Kontrolli i lindjes nuk është gjithmonë i pagabueshëm. Edhe kur përdoret siç duhet, është e mundur që një grua të mbetet shtatzënë.

10. Shtatzënia e fundit: Edhe nëse një grua sapo e ka lindur një fëmijë, ovulimi mund të ndodhë më shpejt sesa mund të mendoni. Shenjat e hershme të shtatzënisë mund të mos jenë aq të qarta te një grua që ka lindur kohët e fundit.

11. Sëmundje mendore: Disa kërkime kanë sugjeruar se gratë me çrregullime të caktuara të shëndetit mendor mund të kenë vështirësi të pranojnë se janë shtatzënë.

Komplikimet:

Nëse një grua nuk është e vetëdijshme se është shtatzënë, ajo rrezikon të dëmtojë shëndetin e saj dhe të foshnjës. Ajo nuk merr kujdesin e duhur mjekësor dhe mund të konsumojë subtanca si alkooli apo duhani.

Burimi: www.verywellhealth.com

Përshtati në shqip: Xing.al