Nga Shqipëria / E Hënë 18 Prill 2022, 21:09

Së shpejti në 'Top Channel', zbulohet kur do të fillojë emisioni i Donaldit dhe Romeos

Donaldin dhe Romeon do i shohim së shpejti në ekranin e “Top Channel-it”. Emisioni që iu bë dhuratë Donaldit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” do të fillojë me datë 29 Prill, në orën 21:00.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë vëllezërit Veshaj, teksa kanë publikuar në rrjete sociale videon promo të emisionit me titull “Më lër të flas”, i cili do të transmetohet çdo të premte.

Kujtojmë se pas daljes së Donaldit nga “Big Brother” është përfolur shpesh për një sherr me drejtuesit e Top Channel dhe heqje dore nga programi. Mirëpo, siç duket gjithçka është në rregull!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ARTIST (@donaldveshaj)