Nga Shqipëria / E Hënë 18 Prill 2022, 18:06

Shokuese/ Lindi në tualetin e QSUT-së, infermierët: 20 vjeçarja nuk e dinte që ishte shtatzënë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.(Lexo këtu)

Një vajzë 20-vjeçare, e cila shkoi me dhimbje të forta barku, lindi në tualet foshnjën e saj. Së fundmi, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka treguar se vajza ka deklaruar që nuk ishte në dijeni të shtatzënisë, gjë që i ka shtangur padyshim të gjithë.

"Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermiereve vajti në Urgjence ku mori informacione të mëtejshme të një rasti te rrallë të ndodhur në Shqipëri. Stafi deklaroi qe vajza sapo është paraqitur ne Urgjencën ka deklaruar për dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje në ambientet e tualetit.

Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashke me fëmijën është shoqëruar ne ambientin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kane transportuar ne ambientet e maternitetit nënën me fëmijën e saj. I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzënie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzës. Gjithsesi i urojme shëndet te mirë nënës dhe fëmijës dhe pse nje ngjarje e tille është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare", thuhet në reagimin e  Shoqatës së Infermierëve.