Nga Shqipëria / E Hënë 4 Dhjetor 2017, 13:01

Mesazhi emocionues i Hueyda El Saied pas largimit nga Shqipëria

Hueyda El Saied pas deklaratës që dha në emisionin ‘Top Show’ se është ndarë nga babai i djalit të saj me të cilin kanë bashkëjetuar për tre vjet, u bë një nga personazhet më të përfolur nëpër portale.

Por Hueyda ka marr një vendim për sa i përket qëndrimit të saj në Shqipëri, ditën e djeshme ish balerina nëpërmjet një postimi në Instagram ka lajmëruar të gjithë fansat se po largohet nga Shqipëria.

Ajo ka vendosur të rikthehet në Luxenburg së bashku me të birin Gabriel, por përpara largimit ajo ka dashur të lerë një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj duke ju thënë atyre se me ata ka ndarë jo vetëm gëzimet por edhe lëndimet që ka pësuar në jetë, gjithashtu Hueyda nuk ka harruar të falënderojë dhe publikun pasi sipas saj ajo si artiste ekziston fal inkurajimit, duartrokitjeve dhe kritikave të tyre.

“Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi. Nderkohe doja t’ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi.

Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua...” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja. 

Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin, nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke.... 

Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen... Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju Faleminderit per gjithshka !

P.s - Nona, teze Opa dhe mami me morii malli dhe pse vetem 1h30 minuta larg jush,”-përfundon Hueyda në rrjete sociale postimin e saj.” ka shkruar Hueyda