Ermal Mamaqi ka prezantuar sot me ndjekësit e tij në Instagram Jelenën. Ajo vjen nga Rusia, ka qenë pronare e një salloni bukurie në Kiev, por rusët ia bombarduan duke i shkatërruar çdo gjë.

Tani Jelena jeton në Shqipëri dhe është punësuar në një sallon bukurie. Prandaj me këtë rast Ermali bën thirrje përmes kësaj videoje që kush mundet t'i ndihmojë ukrainasit që kanë mbetur rrugëve pas pushimit rus duke i punësuar e duke i bërë pjesë të komunitetit.

"Jelena ka mundur të vijë këtu por larg djalit të saj, burrit dhe vëllait", tregon Ermali dhe bën thirrje: "Nëse shikoni njerëz që vijnë nga Ukraina, që kanë nevojë për mbështetje, t’i ndihmojmë, t’i punësojmë që të jetojnë si pjesë e këtij komuniteti".
View this post on Instagram
