I ftuar në “Barber Shok” në RTV Dukagjini, Pajtimi ka lënë të kuptohet se ndoshta nuk ka qenë ‘publiku’ ai që ka vendosur për daljen e tij nga "Big Brother". Pajtimi tha se nuk e dinin që produksioni mund t’i ndante pas daljes por vetëm kur ishin pjesë e shtëpisë së famshme. Kur përmend se publiku votoi për daljen e tyre, ai bëri me dorë shenjën e thonjëzave duke nënkuptuar se nuk ka qenë publiku i vërtetë që vendosi për daljen e tyre.

“Hymë si pako por aty ishin disa procedura që ne nuk i pamë. Se në kontratë na kanë specifikuar se gjatë rrugëtimin mund të ju ndajmë, por nuk e dinim që kur të na nxjerrnin jashtë mund të na ndanin. Na pyeti Arbana disa herë Arbana nëse donim të ndaheshim dhe thamë jo. Por kur dolën publiku që kishte vendosur të na hiqte, njëri duhet të kthehej dhe u kthye Dagz. Publiku vendosi dhe u kthye”, u shpreh ai.

Ndërsa moderatori Fis Juniku insistoi: “Domethënë publiku ka vendosur?” teksa Pajtimi shtoi: “Publiku ka vendosur në bazë të informatave që të jepnin ata se publiku për atë voton. Kështu që publiku ka vendosur.”

I pyetur nëse është ende me Sarah-n ai tha “Normal që jam”, mirëpo duket se planet për dasmë janë të largëta. Batutës së moderatorit për ta ftuar në dasmë, DJ i njohur iu përgjigjë: “Nëse martohem ndonjëherë normal që do të ftoj. Ajo është diçka që dihet.”


