Nga Shqipëria / E Diel 17 Prill 2022, 20:08

Erioni flirton me Efin dhe shan Mikelën, situata e vështirë në emision

Erioni dhe Mikela janë çifti më i fundit i cili është larguar nga program i “Përputhen”. Të ftuar në programin “E Diell” ata treguan më shumë rreth lidhjes së tyre tashmë jashtë kamerave.

Në lojërat e “Dielli apo Hëna” ata morën në telefon edhe konkurrentët e tjerë për t’i vënë në lojë. Ishte Erioni ai i cili u dënua në studio, ku i duhej të merrte në telefon Efin dhe të shante Mikelën, njëkohësisht ta ftonte atë për të shkuar në qendër masazhi.

Erioni vijoi lojën në telefon me Efin, ku pavarësisht flirtimeve dhe provokimeve Mikela kishte besim të plotë tek shoqja e saj Efi teksa ruante qetësinë.

Erioni: Sa dola prej emisionit, Mikela s’është normal

Efi: Pse

Erioni: S’rri dot ajo pa i fut hundën në çdo vend, më vuri në pozitë. Më njeri acarus nuk ka.

Efi: Mikela acaruese?

Erioni: Acaruese the? Mi ngriti nervat doja të ikja nga emisioni se po fliste palidhje. Si s’qëlloi pak si ti.

Efi: Ça thu mo?

Erioni: Si s’qëlloi si ti tamam

Efi: Ti s’di ça flet o zotri a je në rregull? Qëkur ke fillu ankesat për Mikelën dhe pse e krahason me mua?

Erioni: S’po e krahasoj, por të ishte pak si ti.

Efi: Lëri këto po ku e ke hallin

Erioni: Jam në stres thashë po të marr ikim bëjmë ndonjë masazh

Efi: A je tu bo shaka?

Ndërhyn Mikela: Të puth shumë zemra.