Nga Shqipëria / E Diel 17 Prill 2022, 18:06

'Ma burrni o me fal, sesa me u hakmarr', Gjiko me mesazh të fuqishëm në këngën e re

Gjiko ka publikuar sot këngën më të re me titull “Gjoni”, që përcjell një mesazh shumë të fuqishëm. Kënga flet për një temë që prek shumë shqiptarë, gjakmarrjen.

Gjiko bën thirrje që t'i jepet fund hakmarrjes me vargjet: "Gjoni, Gjoni mos e gjuj, falja jetën, mos e shuj".

Në klip janë përfshirë dhe disa elementë tradicionalë si oda e burrave dhe në një skenë tjetër Gjiko shfaqet pranë një arkivoli të mbuluar me flamurin shqiptar.

Klipi përmbyllet me një thënie të famshme të Anton Çetës, ku citohet: “Ma burrni o me fal sesa me u hakmarr”.

“Në këtë projekt emocionet kan qenë aq intensive sa shpeshherë e kom lon inqizimin në gjysmë. Nuk osht e leht për me këndu për një temë si kjo, por osht temë që pa këndu për to s’bon. Shpresoj që ka me ju pëlqy, e nese veç 1 shqiptarit kjo kangë ja ndron mendjen e vendos me falë para se me u hakmarr atëhere e di që ja ka vlejt!!”, ka shkruar Gjiko.