Ermal Mamaqi është padyshim një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar dhe sigurisht ai dhe bashkëshortja e tij Ami janë shumë të përfolur në showbizzin vendas.

Prej disa kohësh ata janë zhvendosur në një nga lagjet më të pasura të kryeqytetit dhe mesa duket po e shijojnë shumë shtëpinë e tyre të re, këtë gjë e kanë treguar nëpërmjet postimeve të ndryshme që ata bëjnë në mediat sociale.

Duket se festat e fundvitit tashmë kanë arritur në shtëpinë e showman-it këtë na i ka demonstruar së pari moderatorja Ami, e cila para disa ditësh ka postuar një foto të pemës së krishtlindjeve, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë videoja që Ermali ka postuar para disa orësh ku na ka prezantuar me një pjesë të shtëpisë, e cila mund të themi se duket mjaft luksoze.

Në këtë video Ermali dhe djali i tij Joel po argëtohen duke luajtur në shtëpinë e tyre që duket akoma më e bukur me zbukurimet e vitit të ri.

