Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen së shpejti prindër për herë të tretë. Sara është në pritje të një vajze dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo ditën e sotme.

Ajo publikoi një video ku shihej duke plasur një tullumbac të zi, nga i cili dilnin tullumbace në ngjyrë rozë. Sara shpërtheu në britma dhe lot gëzimi.

Së fundmi rreth lajmit të ëmbël ka reaguar dhe motra e saj, Lori Hoxha. Blogerja ka postuar një foto me Sarën, krahas së cilës ka shkruar: “Dy si ti. Kam frikë!”






