Siç tashmë dihet, Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen së shpejti prindër për herë të tretë. Lajmi u konfirmua pak ditë më parë nga vetë Sara, me anë të një postimi në Instagram. Ajo publikoi një foto me Ledionin, krahas së cilës shkroi: Këta dy fëmijë së shpejti do të kenë tre fëmijë të tyre.

Së fundmi, Sara ka zbuluar gjininë e bebit me videon më të ëmbël. Ajo dhe Ledioni do të bëhen me vajzë, pas dy djemve.

Në videon në fjalë Sara shihet duke plasur një tullumbac të zi, nga i cili dalin tullumbace në ngjyrë rozë. Menjëherë Sara shpërthen në britma gëzimi (bashkë me ata që janë të pranishëm) dhe ulet në tokë duke qarë nga emocionet. Pranë saj shkon e motra, Lori Hoxha.
View this post on Instagram





