Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Prill 2022, 23:11

Astriti i bën Rrushes dhuratën e veçantë, por ajo e refuzon

Në puntatën e sotme të “Përputhen” Astriti u përpoq të rregullonte marrëdhënien me Rrushen, duke i bërë një surprizë të veçantë. Ai i dhuroi një këpucë, të cilën e quajti “këpuca e Hirushes”.

Mirëpo, Rrushja e refuzoi dhuratën duke i thënë se ndihet ende e zhgënjyer nga konkurrenti. “Nuk kemi ardhur deri te pika e këpucës, se princesha një herë duhet të të dojë ty, princin, dhe anasjelltas, por princesha nuk është duke e ndjerë këtë gjë. Këpucën nuk mundem ta pranoj se nuk besoj. Më jep kohë dhe mua. Koha bën të veten por tani nuk besoj. Princesha është e zhgënjyer”, i tha ajo.

Ndërkohë Astriti u shpreh se do të jetë deri në fund të programit vetëm për të dhe e ftoi në një kërcim, të cilin Rrushja e pranoi.