Pak kohë më parë Alesja shpërtheu keq ndaj Astritit, duke e quajtur mashkull të pabesë. Sipas saj, ngaqë konkurrenti është shoku i Albit, ai e ka përdorur për t’u hakmarrë në emër të tij.

Këto akuza janë dëgjuar nga vetë Albi, i cili sonte është rikthyer në “Përputhen” për t’u përballur me Alesjan. Ai i ka thënë të shkëputet nga historia me të dhe të vazhdojë jetën e saj.

Albi: Unë e kam mbyllur historinë me ty.
Alesja: Pse merresh me mua pra? Pse i mëson shokët e tu të vijnë këtu?
Albi: Nuk mësoj asnjë.
Alesja: Pse i mëson? Për çfarë arsyeje?
Albi: Shokët e mi janë njerëz të rritur moj
Alesja: Janë njerëz të rritur që janë naivë dhe ti i përdor!
Albi: A e di ti që në moshën 18 vjeç e sipër çdo njeri merr përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e veta?
Alesja: Ti i ke përdorur shokët e tu për të qenë këtu në përballje me mua.
Albi: Shkëputu nga historia ime, vazhdo jetën tënde dhe bëj gjërat që do të bësh!
Alesja: Unë të shkëputem? Ti të shkëputesh djalë i dashur se më je bërë hije. Kudo që shkoj “Albi kështu, Albi ashtu”. Nuk kam nevojë të merrem fare me ty! Mësoji shokët e tu mos ta përmendin më emrin tënd.
Albi: E ke krijuar ti historinë me Albin.
Alesja: Mos mashtro veten tënde!
Albi: Se kush është mashtrues dhe kush është i shtirur, koha do ta provojë. Ti nga ky program nuk del çift sepse ti nuk ke ardhur për t’u përputhur!







