Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Dhjetor 2017, 19:07

Elita Rudi pranon se bashkë me Gjikon na kanë mashtruar të gjithëve, ja përse

Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi pas një kohe të gjatë që mohonin lidhjen e tyre më në fund para disa muajsh ata pranuan marrëdhënien e tyre të dashurisë, madje ata kishin qenë të lidhur që në momentin që Elita i bëri intervistën e famshme Gjikos ku ai e ngacmonte gjatë gjithë kohës.

Ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku dhe ka folur më shumë për marrëdhënien e saj me këngëtarin si dhe planet që ata kanë për të ardhmen.
Elita ka pranuar se ata të dy kanë qenë të lidhur në intervistën që ajo i kishte bërë reperit dhe se ne nuk kishim kuptuar asgjë.
“Kur e kam intervistuar ishim në lidhje por ju s’dinit gjë “ ka thënë ajo duke qeshur.

Ndërsa për deklaratat që Gjiko thotë se ja ka marrë zemrën Elitës me ‘leshin e këmbës’ ajo është shprehur se janë pikërisht këto shaka që e kanë bërë për vete.

“Jo me leshin e këmbëve, por me karakterin funny që ka! Nuk thonë kot se mashkulli duhet të të bëjë të qeshësh” është shprehur moderatorja.

Siç tregoi dhe ajo Gjiko është një mashkull shumë romantik dhe me sinqeritetin e përkushtimin e tij e ka bërë Elitën të dashurohet marrëzisht pas tij, madje këngëtari është edhe shumë i mirë në kuzhinë dhe gjithmonë i përgatit asaj darka shumë romantike.

Teksa është pyetur për planet e martesës, Elita ka rrëfyer se kjo gjë i takon mashkullit.

“Kur t’i dëgjoni daullet! Po ecim në mënyrë spontane. Njëherë për njëherë s’kemi ndonjë surprizë prej Gjikos, se mashkulli duhet ta bëjë hapin.” ka përfunduar Elita.