Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Prill 2022, 16:04

Familja e pazakontë: 71-vjeçari nga Malësia e Krujës me dy gra dhe 9 fëmijë

Në fshatin Rrëzë të Malësisë së Krujës jeton një familje e pazakontë. 71 vjeçari Hasani Bilja ka dy gra. Para 50 vjetësh u martua me Havanë, me të cilin ka lindur 4 fëmijë një prej të cilëve e humbi në një aksident. Havaja sot 74 vjeç, 30 vjet më parë pas vdekjes së djalit të vogël pësoi traumë.

Prej asaj kohe vuan nga një sëmundje mendore dhe nuk është në gjendje t’i shërbejë familjes. Ndaj Hasani u martua me grua tjetër, Lumen, me të cilën ka 5 fëmijë.

“Të parën e ndava me vendim gjykate, e mbajta është invalide dhe i shërben vajza", tha Hasani për Abcnews.

Si gruan e parë ashtu dhe të dytën e gjeti me mblesëri. “Ma gjeti dhëndri i gocës së parë.”

Lumja nga një fshati i Burelit tregon se jeton në harmoni me gruan e parë të bashkëshorti dhe e ndihmon shumë.

“Bëra dasmë në shtëpinë time këtu jo. I kam si fëmijët e mi fëmijët e burrit. Për çdo rast fëmijët bashkohen. E ndihmoj e gruan tjetër se është sëmurë, fëmijët e mi i thërrasin nënë”, tha ajo.

6 nga fëmijët e Hasanit janë martuar, 2 të tjetër jetojnë me të dhe dy gratë në çadër. Banesa e kësaj familje u dëmtua nga tërmeti. Pak ditë më parë çadra nga furtuna u dëmtua. Lajmëruan tek emergjencat në Bashkinë e Krujës dhe kanë marrë premtimin se banesa do iu ndërtohet së shpejti.