Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Prill 2022, 15:03

Fifi flet për lidhjen me Adis Patushin: Zihemi, zemërohemi...

Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre të dashurisë dhe nuk i kanë kursyer dedikimet për njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale.

Së fundmi Fifi postoi në Instagram një foto së bashku me Adisin ku tregon se  zihen, zemërohen dhe thyejnë rregullat, por e duan njëri-tjetrin.

“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin, t’du”, shkruan Fifi. 

Kujtojmë që ajo i ka dedikuar dhe një këngë Adisit me titull "Hana" që është pëlqyer shumë.