Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Prill 2022, 14:02

Fjolla Morina feston ditëlindjen, brenda festës së 'çmendur'

Fjolla Morina ka festuar ditëlindjen e saj me një festë të ‘çmendur’ me miqtë. Këngëtarja e njohur për format e saj bombastike ka mbushur 36 vjeç, edhe pse duhet thënë që ende duket 26.

Fjolla kishte organizuar një festë të madhe e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Në videot e publikuara këngëtarja shihet duke kënduar dhe kërcyer gjatë festës e duket se e ka shijuar pafund. 

Fjolla kishte zgjedhur të vishte një fustan të ngushtë mbas trupit që i vinte në pah format trupore. 

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë këngëtarja i dha fund martesës me biznesmenin e njohur Fisnik Sylën.