Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Prill 2022, 14:02

I ngacmoi burrin, Wanda Nara turpëron aktoren duke i nxjerrë mesazhet

Wanda Nara e ka turpëruar publikisht aktoren argjentinase China Suarez. Kjo e fundit pati një flirt me bashkëshortin e Wandës, sulmuesin Mauro Icardi, duke bërë që çifti të kalonte një krizë për disa ditë.

Pak ditë më parë Wanda fluturoi drejt Argjentinës për disa aktivitete promocionale dhe la Mauron vetëm në Paris, ndaj China përfitoi nga rasti për t’i shkruar sërish sulmuesit e për t’i kërkuar një takim në kryeqytetin francez.

Nuk dihet se si biseda mes saj dhe Mauro Icardit ka përfunduar në telefonin e Wandës, por kjo e fundit ka publikuar në Instagram bisedën e tyre për të denigruar figurën e aktores argjentinase.