Flaka Krelani pa diskutim është një nga këngëtaret që ka vokalin më të fortë në muzikën shqiptare dhe në çdo dalje publike arrin të rrëmbej vëmendjen e shikuesve. Kohët e fundit ajo është përfolur shumë për ndryshimin drastik në pamjen e saj, duke lënë pak më mbrapa lajmet nga jeta e saj personale.

Së fundmi bukuroshja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku dhe ka treguar diçka më shumë për jetën përtej Tv së si dhe ka folur edhe për tipin e saj. Edhe pse të gjithë mund ta mendojnë si një vajzë me karakter të fortë, Flaka, ka rrëfyer se në fakt ajo është shumë e ndjeshme dhe se do sakrifikonte gjithçka për dashurinë aq sa të hiqte dorë dhe nga karriera e saj.
“Unë jam një tip shumë i ndjeshëm, jam shumë e dhënë pas familjes. Çmenduria më e madhe që do kisha bërë për dashurinë është të hiqja dorë nga karriera”, tregoi këngëtarja.

Ndërsa për pjesën e operacioneve plastike ajo ju ka mbyllur gojën një herë e përgjithmonë të gjithë atyre që aluduan për diçka të tillë, duke i quajtur madje dhe ‘Kazan’ një shprehje që shpesh e përdor kryeministri i vendit.
“S’e kuptoj pse po flasin kaq shumë, pse po merren kaq shumë me dukjen time. U them gazetarëve të mos merren vetëm me pamjen e këngëtareve, por të bëjnë ndonjë gjë më me vlerë. Se ato gazetaret jam e sigurt që duan të duken 100 herë më mirë se unë. Por janë, si thotë xhaxhi Edi, “kazan mediatik", u shpreh Flaka.

