Elgit Doda, Romeo dhe Donald Veshaj publikuan së fundmi këngën “Picasso”. Një vëmendje të madhe mori pjesa e Donaldit, i cili mesa duket sërish ka një dedikim për moderatoren Bora Zemani.

Por jo vetëm teksti, edhe një detaj në klip rikujton takimin e tij të parë me Borën. Vendi ku është xhiruar klipi është një kishë. Kjo pasi për herë të parë Bora dhe Donaldi janë takuar në një të tillë. Ka qenë vetë aktori që e ka zbuluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, në një darkë me banorët e tjerë.
Sa i përket tekstit, pjesa që thuhet se i dedikohet Borës është: “Ma tha truni për me t’puth, ma tha truni për me t’hup, ma tha truni për me t’lut, ma tha truni për me vujt”.

Kujtojmë se Donaldi e puthi Borën gjatë takimit të tyre në “Big Brother VIP”, ndërsa më vonë e humbi kur u lidh me Beatrix Ramosajn. Aktualisht, ai ka lënë të kuptohet se po kërkon të rikthehet me moderatoren.









