Nga Shqipëria / E Shtunë 16 Prill 2022, 10:10

E lidhur prej 1 viti me Genarin, Cindy Marina tregon si reagoi Jozefina Topalli

Moderatorja sportivek, Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë në një lidhje dashurie prej një viti. Ata janë treguar shumë të rezervuar për raportin e tyre, por herë pas here zbulojnë detaje të veçanta.

Së fundmi, gjatë intervistës me moderatoren Ester Bylyku në "Glamour Zone", Cindy ndau për herë të parë detaje nga marrëdhënia me familjarët e Genarit, konkretisht me të ëmën, Jozefina Topallin.

Ester Bylyku: Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?

Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.

Ester Bylyku: Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?

Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).

Ester Bylyku: Pse reagoi keq Jozefina?

Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.