Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ishte sonte e ftuara speciale në jurinë e “Style Star”. Ajo nuk i kurseu kritikat për konkurrentët, veçanërisht për një vajzë të quajtur Kleopatra.

Ajo ishte veshur me një fustan rozë, i shoqëruar me disa drita. Jonida e quajti “horrible” (të tmerrshme) veshjen e saj.

“Si fillim ky model është aq i përsëritur ndër vite sa sigurisht në momentin që the do vij si barbi, do jesh si një barbi. Make up-i më pëlqen, do të hiqja vathët, ato rruazat. Këpucët më pëlqejnë, fustani pastaj është i realizuar si mos më keq. Rruazat këtu, puplat e strucit që nuk e di në janë prej struci apo jo, pastaj kjo pjesa e shkurtër me atë pjesën e gjatë, kjo varja këtu tipikisht e shekullit 17, na ishte një herë. Nuk e di, horrible (e tmerrshme)! Më vjen shumë keq”, tha këngëtarja, teksa e vlerësoi me pikët minimale (1 pikë).






