Nga Shqipëria / E Premte 15 Prill 2022, 22:10

'Nëse më ke inat...', me kë e ka Monika Lubonja?

Që pas daljes nga “Big Brother VIP”, Monika Lubonja është bërë shumë aktive në rrjete sociale, madje dhe në Tik Tok. Vetëm së fundmi ajo ka publikuar një video, e cila duket si thumb për dikë.

Aktorja e ka shoqëruar videon me këngën e Taynës dhe Dafinës “Bye bye”. “Nëse më ke inat, bye bye. Unë nuk kam faj”, është pjesa që ka vendosur Monika.

Kujtojmë se ajo nuk ka relata të mira me Ilir Shaqirin dhe Sabianin. Ata e kanë ironizuar shpesh njëri-tjetrin pas daljes nga “Big Brother VIP”. Megjithatë, nuk mund ta themi me siguri kujt i drejtohet aktorja.