Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi i naftës të shtrenjtohet sërish. Sipas vendimit të fundit, një litër naftë me pakicë do të shitet me 235 lekë, kurse një litër benzinë me 211 lekë.
Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë ky. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 6 e pasdites.
