Nga Shqipëria / E Premte 15 Prill 2022, 16:04

E la me një mesazh, modelja ruse hakmerret keq ndaj Don Xhonit

Pak ditë më parë Don Xhoni dhe Ariana i dhanë fund lidhjes. Lajmin e bëri të ditur vetë dyshja me anë të një postimi në rrjete sociale, ku Ariana u duk mjaft e zhgënjyer.

 

Së fundmi, ajo ka bërë një veprim që duket si hakmarrje ndaj ish-partnerit. Modelja ruse ka filluar të ndjekë në Instagram Noizyn, me të cilin Don Xhoni nuk ka aspak raporte të mira.

Ai dhe Noizy e kanë thumbuar shpesh njëri-tjetrin në rrjete sociale apo intervista.