Beatrix Ramosaj publikoi dy ditë më parë këngën e saj të re, të titulluar “Ma shumë se ti”. Përveç tekstit (i cili duket si një dedikim për Donald Veshajn), këngëtarja ka tërhequr vëmendjen dhe me videoklipin.

Ajo është shfaqur e veshur si “Catwoman” dhe jeni kuriozë ta dini sa ka kushtuar kjo dukje e veçantë?

Faqja “Shqip Closet” në Instagram ka zbuluar se veshja në total kushton 1093 euro, ku kostumi kap vlerën e 549 eurove, maska në fytyrë kushton 277 euro dhe dorezat 267 euro.



