Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Dhjetor 2017, 16:04

Greta dhe Eni surprizojnë nënën e tyre për ditëlindje me këtë dhuratë të veçantë

Dy këngëtaret Greta dhe Eni Koci gjithmonë e kanë treguar lidhjen e veçantë që kanë me nënën e tyre, pasi ajo ka qenë mbështetja me e madhe për to që në hapat e para të karrierës së dyshes.

Ditën e sotme Afërdita Koci ka ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte dhe një surprizë e veçantë nga vajzat e saj.

Ato kanë postuar në ‘Instagram’ disa dhurata tepër special për nënën e tyre, një buqetë të madhe dhe një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 Mami, të duam” ishin dhuratat e para që zonja Afërdita mori që në orën 00:00.

Por detaji më i veçantë sigurisht që ishte një diplomë që Eni dhe Greta i kishin realizuar, e cila i jepej Afërdita Kocit për kontributin e saj si grua,nënë dhe bashkëshorte.

Dhuratave të gocave ju bashkuan edhe urimet që ato bërën në Instagram ku  Eni së bashku me fotot ka shkruar : “Gëzuar ditëlindjen mami! Shëndet jetë dhe gëzime paç gjithmonë. Je krenaria jonë. Happy birthday Mom!”

Ndërsa Greta duke e cilësuar si njeriun më të shtrenjtë në botë e ka uruar nënën e saj kështu: ” Ti je gjëja më e shtrenjtë dhe më e dashur që kam. Je ajo që më ke dhënë jetë, edukim, dashuri dhe sot fal teje unë ndihem krenare për çfarë jam.  Edhe 100  Mami!”