Nga Shqipëria / E Enjte 14 Prill 2022, 14:02

Keisi kërkon leje të dalë me djem, revoltohet Sabiani: Kur të vdes unë

Vajza e këngëtarit Sabiani, Keisi ka publikuar në Tik-Tok një video së bashku me të atin, ku imitojnë një zë në sfond dhe e pyet se ku do ta lejojë “të dalë në takim me djem.”

“Më thoni, kur do të më lejoni të dal në takim me djem?”, pyet Keisi gjatë videos.

“Kur të kem vdekur unë, plus tre ditë që të sigurohesh se kam vdekur”, thotë Sabiani dhe e mbyllin videon duke qeshur.

“Vajza e babit”, shkruan Keisi krahas videos duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.