Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Dhjetor 2017, 15:03

Nuk keni për ta njohur Fotinin pas këtij ndryshimi drastik në pamje

Fotini fituesja e Big Brother 9 edhe pas mbarimit të lojës vazhdon të mbetet një nga personazhet më të përfolur në mediat shqiptare, duke qenë se ajo dhe Danieli janë i vetmi çift i krijuar në atë shtëpi që ende e vazhdojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë lojës.

Së fundmi ish -konkurrentja i ka habitur fansat me pamjen e saj të re, pasi të gjithë jemi mësuar që ta shohim atë me flokët bionde por këtë herë ajo ka bërë një ndryshim drastik në look -un  e saj.

Në një komunikim ‘live’ me fansat Fotini është parë me flokë pak më ndryshe se zakonisht. Ajo këtë herë vjen si brune. Ky  ndryshim  është pëlqyer edhe nga ndjekësit e saj të cilët i kanë komentuar se kjo ngjyrë i shkon edhe më shumë sesa biondja.

Burimi: Xing.al