Nga Shqipëria / E Enjte 14 Prill 2022, 09:09

Dafina feston ditëlindjen, pamjet nga surpriza e partnerit në Londër

Dafina Zeqiri feston sot 33-vjetorin e lindjes. Kjo ditë e rëndësishme e ka gjetur këngëtaren në Londër me partnerin e saj, Dj Geek.

Ky i fundit ka postuar disa momente nga darka e tyre në një restorant dhe momentin kur surprizon Dafinën.

“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur sot! Ti je me të vërtetë gruaja më e madhështore, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time! Të dua shumë! Ps. dukesh më e re se kurrë!”, ka shkruar ai krah fotove me Dafinën.