Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja finaliste e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira. Gjatë intervistës, Einxhel u ndal dhe te lidhja me Dagzin duke u shprehur se ka gjetur njeriun e jetës.

“Mendoj se deri në momentin që ti e sheh që ai është i gatshëm të jetë aty për ty në çdo moment, të do ashtu si je, mendoj që mjafton dhe sakrifica ja vlen. Nuk ka asgjë të keqe të lidhesh në ekran, nuk e kisha bërë kurrë, shoqëria më ka parë për herë të parë në ‘Big Brother’ si kam qenë në një raport intim dhe ja ka vlejtur sepse kam kujtimet më të bukura. Më duket si film lidhja jonë dhe jam krenare për rrugëtimin tonë si çift. Mendoj se kujtimet nuk mjaftojnë, duam të kemi më shumë. Gjithçka tjetër ka mjaftuar që unë të besoj që Dagzi është njeriu që unë dua. Kam mundësi t’i them nëpërmjet radios suaj që: Hey Dagz, të du fort”, tha Einxhel.






