Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Prill 2022, 19:07

'Mark më fal, por…', Rudina tregon pse ende s'ka bërë fëmijë me ish-deputetin

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj është shprehur se është gati të ketë një fëmijë me Mark Frrokun, me të cilin vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë.

E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Rudina i kërkoi falje Markut dhe tha se arsyeja pse ende s'kanë bërë një bebe është sepse ajo e ka shtyrë.

"Deri më tani nuk kam qenë gati për një fëmijë sepse doja që Viki të rritej  dhe duke u rritur bashkë me Ertën dhe Nardin në shtëpi, kanë këtë marrëdhënie. Po të ishte një tjetër beb në mes do ishte e vështirë të kishin këtë afrimitet që kanë. Gati jam në dasht Zoti kur t’i vijë tani. Mark më fal por me të thënë të drejtën gjithmonë e kam shtyrë", tha Rudina.