Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Dhjetor 2017, 15:03

Çfarë po pret Emina djalë apo vajzë? Modelja ‘zbulon’ të vërtetën

Ditën e djeshme modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj, ka lajmëruar ndjekësit e saj  se është në pritje të fëmijës së dytë.

Ajo ka shpërndarë një foto në ‘Instagram’ së bashku më bashkëshortin e saj dhe vajzën ku shfaqet me barkë të fryrë dhe përmbi foto ka shkruar se familja e saj po zgjerohet.

 

Our family is growing ❤️ð??¶ð?»

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Të shumta kanë qenë urimet nga ana e fansave të cilët kanë filluar dhe të aludojnë për gjininë e bebes.

Por Emina u ka kthyer përgjigje të gjithëve nëpërmjet një lidhje ‘live’, ku ka treguar diçka më shumë për fëmijën e saj.

“Disa prej njerëzve më thanë se fustani i kaltër ishte shenjë që është djalë, teksa të tjerë nga bluza e Ellas aluduan se është sërish vajzë. E rëndësishme është të jetë bebe me shëndet” është shprehur modelja, duke e mbajtur gjininë e fëmijës të fshehtë edhe për pak kohë.