Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit ka vendosur që çmimi i naftës të shtrenjtohet sërish. Sipas vendimit të fundit, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte deri tani. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga ora 6 e pasdites.
Është rritur më lehtë çmimi edhe për benzinën, që do të tregtohet me 209 lekë për litër, nga 205 lekë për litër që ishte deri tani.
Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë ky.
Në bursa, një litër naftë po tregtohet me 106 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë që ishte kur Bordi mori vendimin e fundit në datën 8 prill.
