Nga Shqipëria / E Mërkurë 13 Prill 2022, 01:01

Rikthehet historia e Fifit dhe Granitit, motra e ish-banorit: Ndoshta nuk e ka dashur

Raporti i Fifit dhe Granitit në BBV është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish-banorit, Genta Cana. Ajo ishte e ftuar në emisionin e Robert Berishës ku teksa po fliste për vëllain e saj, moderatori përmendi emrin e Fifit. Genta tha se Fifi “ndoshta edhe nuk e ka dashur” Granitin pasi sipas saj u krijuan disa pikëpyetje.

Biseda:

Genta Cana: Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…

Robert Berisha: E donte edhe Fifi!

Genta Cana: E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.

Kujtojmë se pas romancës së re të këngëtares, duket se dyshja kanë ruajtur raporte të mira shoqërore. Për “Ftesë në 5”, Granit Cana tregoi se janë miq me këngëtaren. Ndër të tjera ai tha se nuk e ka uruar ende Fifin për lidhjen e re, por zgjodhi t’i thotë disa fjalë publikisht.

“Jam gëzuar shumë, më ka gëzuar fakti se ka bërë lidhje të re dhe shyqyr që e ka një njeri në krah. Urime Fifi, ishalla jetë të gjatë, të trashëgoheni”, u shpreh Graniti.